Gjatë ditës së djeshme, policia e Kosovës ka arrestuar anëtarin e kryesisë së OVL e UÇK’së dhe invalidin e luftës, Faik Fazliun, ndërsa lidhur me këtë ministri i Punëve të Brendshmë ka thënë se “ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit ‘të fortët”.
E ky status i Sveçlës ka qenë kryetemë e ditës së djeshme, por me të nuk janë pajtuar dhe e kanë kritikuar shumë ndjekësit e tij në Facebook.
Njëri nga komentuesit që thotë të jetë edhe simpatizant e votues i Lëvizjes Vetëvendosje i ka shkruar Sveçlës se arrestimi i Fazliut ka qenë sikur të ishte bërë kapja e kreut të drogës ‘Escobar’.
Një komentues tjetër ia ka përmendur Sveçlës kohën kur VV’ja përleshej me policinë e Kosovës dhe i ka thënë se ushtarët e UÇK’së nuk janë bandita.
Një tjetër komentues gjithashtu ia ka përmendur Sveçlës kohën kur ai përleshej me policinë në protestat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe i ka thënë se pa “të fortit” që e çliruan Kosovën, ne ende do të ishim nën Serbi.
Shumë lexues i kanë shkruar në komente Sveçlës me kritika dhe i kanë postuar fotografi të kohës së protestave të Lëvizjes Vetëvendosje ku policët gjuheshin me gurë e me ngjyrë. /Botapress.info/