Futbollisti i Greuther Furth, Marco Meyerhefer ka pësuar një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes kundër Eitracht në Frankfurt.
Po zhvillohej minuta e 87-të kur mbrojtësi i Furthit ishte në duel me Jens Peter Hauge dhe menjëherë pas kësaj të gjithë, u kapën nga koka dhe i kërkuan shërbimit mjekësor të futej në fushë, përcjell Botapress.info
Meyerhefer ra në mënyrë që kyçi i tij u kthye 180 gradë dhe ai u transportua direkt nga fusha në spital, ku iu nënshtrua një operacioni të shtunën mbrëma.
Hauge, i cili ishte në duel me të, ka qarë në fushë, pohojnë mediat gjermane, ndërsa përfundoi sezonin për Meyerhefer./Botapress.info/