Një lëmoshëkërkues ka deklaruar se punon vetëm për familjen e tij, por thotë se ka parë fëmijë tjerë që paratë ua dorëzojnë “shefave” të tyre
Ai ka deklaruar se “shefave” zakonisht qëndrojnë në veturë.
Ai thotë se ka pasur edhe aksione policore, ku disa lëmoshëkërkues janë arrestuar dhe janë ekstraduar jashtë vendit, kryesisht në Shqipëri, por që nuk e di nëse i kanë kapur edhe “shefat” e tyre që, sipas tij, po ashtu kanë të njëjtin vend të prejardhjes.
Lëmoshëkërkuesi ka treguar për KlanKosova se këtë punë e bën që nga mosha trevjeçare dhe nuk ndihet mirë që i ndjek njerëzit për para.