Lekaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se me sloganin “Krejt dhe Drejt”, subjekti politik në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka përshpejtuar procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova.
“A kemi Qeveri Funksionale? A kemi shtet? Çmimi i 1 Ton Peletit 600 €- trefishim nga viti 2021. Çmimi i drurit 80€/m – dyfishim nga viti 2021. Çmimi i Bukës 60 Cent – dyfishim nga viti 2021. Çmimi i vezëve 4,50 Cent – dyfishim nga viti 2021. Rroga e Njejtë – Dyfish më e vogël vlera dhe fuqia e blerjes nga viti 2021. Çka ti themi Dimrit dhe si ta bëjmë jetën në Kosovë zt.Kryeministër?”, ka shkruar Lekaj.
““Me krejt dhe drejt” e stimuluat dhe shpejtuat procesin e largimit të qytetarëve nga Kosova!”, përfundon postimi i tij./Botapress.info./