Botapress 13 Gusht – Lidhja Demokratike e Kosovës i ka zyrtarizuar emrat e 8 kandidatëve për kryetar komune.Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar për media.
Njoftimi i plotë:
Në mbledhjen e radhës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me unanimitet të plotë Kryesia ka aprovuar propozimet e Degëve për kandidatë për kryetarë të Komunave si në vijim:– Sibel Halimi të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt;
– Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës;
– Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës;
– Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit;
– Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes;
– Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit;
– Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut;
– Bajrush Ymeri – kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.Kandidaturat si këto dhe të tjerat para tyre të shpallura në dy rundet paraprake japin bagazhin e pasur të LDK-së, alternativat e duhura për qytetarë dhe rikthimin e madh të LDK-së.
LDK me vizionin, kandidaturat kredibile për Komuna si dhe me program të qartë do të dal parti fituese dhe për këtë kandidatët tanë bashkë më çdo aktivist e veprimtar do të punojnë shumë, që LDK-ja të kthehet në origjinalitetin e saj dhe t’i kthehet punëve të mira që sot po i mungojnë Kosovës.