Botapress, 14 nentor Në një konferencë për medie të mbajtur në selinë e LDK-së në Prishtinë, Lumir Abdixhiku kryetar i LDK-së ka shpallur fitoren e LDK-së në Prishtinë. Në një konferencë për medie së bashku me Përparim Ramën ai ka uruar Ramën për fitore dhe ka uruar edhe fitoren në Istog, Fushë Kosovë, Junik, Viti e Dragash, përcjellë Botapress.