Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas miratimit të rezolutës në Kuvend, duke theksuar se drejtësia nuk mund të trajtohet në mënyrë të pjesshme apo selektive.
Sipas komunikatës së LDK-së, Kuvendi ka “detyrim historik dhe politik të flasë me një zë të përgjegjshëm, të plotë dhe të drejtë për drejtësinë”, e jo përmes rezolutave që mbesin të pjesshme në përmbajtje dhe mesazh.
Partia thekson se mbështet fuqishëm gjykimin e drejtë dhe të paanshëm, në përputhje me standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare, duke e cilësuar drejtësinë si një vlerë themelore të shtetit ligjor dhe orientimit euro-atlantik të Kosovës.
Deputetët e LDK-së kërkuan që rezoluta të përfshijë detyrimin institucional për zbardhjen e të gjitha vrasjeve të pazbardhura pas luftës, përfshirë edhe vrasjet politike. Refuzimi për ta përfshirë këtë, sipas LDK-së, e bën rezolutën “të paplotë dhe të mangët në mesazh”.
LDK ka njoftuar se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për të gjitha viktimat, procese të drejta e të paanshme, dhe një shtet që përballet me të vërtetën pa e instrumentalizuar atë politikisht.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo