Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të jetë “në çdo komunë e pranë çdo qytetari” gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit – nga 28 maji deri më 4 qershor.
“Po fillon rrugëtimi ynë i madh me qytetarët anembanë Kosovës! Nga 28 maji deri më 4 qershor, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në çdo komunë e pranë çdo qytetari, për të ndarë vizionin rreth ndryshimit që i duhet vendit”, thuhet në një postim në Facebook të partisë mëtë vjetër në vend.
LDK thotë se “këto nuk janë vetëm tubime zgjedhore. Janë takime të shpresës, bashkimit dhe besimit se Kosova mundet më shumë. Bashkë me qytetarët, do ta rikthejmë zhvillimin, shpresën dhe dinjitetin në qeverisje”.
“Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi. Ejani të takohemi, të bashkohemi dhe ta ndërtojmë bashkë të ardhmen që e meritojmë. Më poshtë gjeni orarin zgjedhor të tubimeve
BASHKOHU! LDK 113″.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë