Të Dielen në Klingnau u mbajt Kuvendi i riaktivizimit tē Nëndegës së LDK-së në Arau.
Kryetari i Dgës së LDK-së për Zvicër Z. A. Kosumi pasi ju urojë mirëseardhje të gjithë antarëve të kuvendit, në emër të Kryetarit Prof. Dr. Lumir Abdixhiku dhe Ekipit Politik për Mërgatën, përcolli urimet dhe mbështetjen e plotë të tyre për kuvendin e riaktivizimit të Nëndegës në Arau.
Pasi u miratua kryesia e propozuar për udhëheqjen e kuvendit në përbërje nga: A. Kosumi, M. Behluli, A. Sokoli, A. Halili dhe Z. Gjukaj, u kalua në zgjedhjen e Komisionit të Verifikimit dhe Komisionit Kandidues.
Pjesmarrës të kuvendit ishin 47 antarë të LDK-së.
Kuvendarët me votim unanim vendosën për votim të hapur ( aklamacion ).
Kuvendi me pëlqim të plotë, pa asnjë kundër kandidat zgjodhi Z. Agron Sokoli Kryetar të Nëndegës Arau.
Kuvendi zgjodhi 7 antarë të Kryesisë së Nëndegës, si dhe 5 Delegat për Kuvendin e Degës.
Solothurn, 04.07.2022
LDK Dega në Zvicër
A. Kosumi