E organizuar nga Nëndega e LDK-së për NRW – Gjermani, u mbajt një video-konferencë treorëshe me kandidatët për Asambleistë nga Komunat e Kosovës.
Në këtë takim ishin të pranishëm kandidatët: znj. Fortesa Kryeziu nga Kamenica, znj. Janina Ymeri nga Ferizaj, z. Donat Lushaku nga Prishtina dhe z. Ekrem Rrahmani nga Podujeva.
Kandidatët e lartpërmendur shpalosën synimet dhe programet e tyre për mandatin katërvjeçar si asambleistë. Ata shprehën gatishmërinë për të marrë përgjegjësitë që kërkon posti i tyre, pavarësisht sfidave dhe problemeve të pazgjidhura që kanë mbetur nga qeverisja aktuale në komunat përkatëse.
Pjesëmarrësit në konferencë shprehën interesim edhe për gjendjen në Degët e LDK-së prej nga vijnë kandidatët, si dhe për zhvillimet në Grupin Parlamentar, për të cilat kandidatët dhanë shpjegime me kompetencë e përgjegjësi.
I pranishëm ishte edhe z. Fetah Rudi, i cili foli për gjendjen në Malishevë dhe më gjerë.
Në debat morën pjesë me pyetje e diskutime edhe: z. Arben Gashi, z. Asllan Lajqi, z. Afrim Nuha, z. Afrim Salihu, z. Avdi Tershani, z. Bekim Kabashi dhe të tjerë.
Po ashtu, takimin e përshëndeti z. Sali Blakaj, Kryetar i Nëndegës 2 për Rheinland-Pfalz, i cili falënderoi për organizimin.
Takime të tilla do të vazhdojnë, dhe një tjetër video-konferencë do të mbahet më 13.09.2025, ku do t’u jepet hapësirë edhe asambleistëve të tjerë të komunikojnë me mërgatën.
Ftojmë të interesuarit, sidomos nga NRW, që të kontaktojnë përfaqësuesit e tyre në mjediset ku jetojnë.
Për Nëndegën,
Komisioni për Informim-Jakup Gërguri



Të tjera
Aktuale
Kosovë-BE mbahet takimi i marrëveshjes për stabilizim asociimin
Gresa Selimaj-Bytyqi, U.d. e drejtores së
Aktuale
Deputeti i AAK-së: Kurti nuk e përballon që Konjufca t’i marrë 61 vota për kryeministër
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka
Aktuale
Tragjedi në familjen shqiptare në Francë, burri vret gruan dhe më pas veten
Një ngjarje e rëndë ka tronditur