Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur një aktgjykim lidhur me kërkesat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar se disa nene të Ligjit nr.08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave janë në kundërshtim me Kushtetutën.
Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Nga LDK-ja thonë se Vetëvendosje tentoi kontrollin politik.
Reagimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, ligj të cilin LDK-ja e kishte kontestuar në po këtë Gjykatë. Ky vendim konfirmon shkelje të rënda të parimeve kushtetuese që garantojnë pavarësinë institucionale, lirinë e shprehjes dhe pluralizmin medial në Republikën e Kosovës.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese thekson se disa dispozita të Ligjit të kontestuar janë kryesisht në kundërshtim me nenin 7 të Kushtetutës, që përcakton vlerat dhe parimet kushtetuese si dhe nenin 141 të Kushtetutës, i cili garanton pavarësinë e KPM-së. Në veçanti, ndryshimet që i japin Kuvendit kompetenca për zgjedhjen e Kryetarit të KPM-së dhe rritja e numrit të anëtarëve të saj, pa konsultime të duhura publike, janë vlerësuar si ndërhyrje që cenojnë pavarësinë e këtij institucioni të rëndësishëm për pavarësinë mediale në vend.
LDK shpreh shqetësimin e saj për tendencat e përsëritura të Lëvizjes Vetëvendosje për të ushtruar ndikim dhe kontroll politik mbi institucionet e pavarura, si në këtë rast mbi KPM-në, me qëllim forcimin e kontrollit mbi mediat audiovizuale. Këto veprime përbëjnë shkelje të parimeve themelore të demokracisë dhe lirisë së shprehjes, duke rrezikuar funksionimin e asaj që njihet si “shtylla e katërt” e shtetit.
LDK do të angazhohet që Legjislatura e re e Kuvendit si dhe Qeveria e re të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndërmarrin masa të menjëhershme për të korrigjuar shkeljet e konstatuara. Është e domosdoshme që çdo ndryshim ligjor të bëhet përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duke përfshirë konsultime me palët e interesuara dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare për lirinë e medias.
LDK do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e pavarësisë së institucioneve dhe lirisë së shprehjes, duke kundërshtuar çdo përpjekje për kapjen politike të mediave dhe cenimin e demokracisë në vend
Të tjera
Aktuale
Abdixhiku pas takimit: S’ka zgjidhje, në takim pash që VV’ja s’e ka brengë e as urgjencë zgjidhjen e çështjes
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike
Aktuale
Takimi te Osmani përfundon pa ndonjë risi, Krasniqi: S’ka tym të bardhë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha
Aktuale
Vjen reagimi nga Haradinaj pas takimit te Osmani
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas