Sot në orën 16:00 do të mblidhet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në selinë qendrore. Siç bëjnë të ditura burime te Gazetës Express në këtë takim do të votohet rreth bashkëpunimit me ish-presidenten Vjosa Osmani.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas kafes dhe darkës që ditë më parë kishte pasur me Osmanin, ishte shprehur shumë optimist për bashkëpunimin.
Ai kishte paralajmëruar edhe “lajme shumë të mira” pas takimit me ish-presidenten.
Ndërkohë Osmani në një deklarim për mediat ishte shprehur me rezerva, duke thënë se ishte thjeshtë një kafe mes miqsh të vjetër.
Megjithatë sot ish-presidentja Vjosa Osmani, e pyetur sot rreth marrëveshje potenciale me Abdixhikun, ka dhënë pak detaje, duke treguar se nuk ka kërkuar që të jenë katër emra në top dhjetëshen e listës së LDK-së, duke shmangur përgjigjen konkrete se si do të kandidojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.
E pyetur nëse do të kandidojë për presidente apo deputete, ajo tha se çdo vendim do të bëhet i ditur në kohën e duhur, ndërsa theksoi se mbështetja kryesore për të “vjen nga qytetarët”.
“Nuk është mirë me spekulu. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush”, tha Osmani.
“Kurdo që kemi diçka për t’ju thënë do t’ju themi”, shtoi ajo.



Të tjera
Lajme
Labinot Tahiri pret Osmanin: E gatshme për t’i dhënë më të mirën vendit
Labinot Tahiri, ka pritur në takim
Lajme
Irani kërcënon bazat ushtarake evropiane mes përshkallëzimit të Hormuzit
Irani ka nisur një valë të
Lajme
KQZ: Partitë politike kanë afat deri më 7 maj për deklarim në zgjedhje dhe koalicione
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka