Hykmete Bajrami, deputetja e zgjedhur e LDK-së, ka thënë se subjekti në të cilin ajo bën pjesë është kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, që pritet nesër të hyjë në funksion.
Në një postim në Facebook, ajo vendimin e ZRrE-së e ka quajtur goditje të radhës për standardin e jetës, për fuqinë blerëse të qytetarëve dhe për bizneset në Kosovë.
“Në këto katër vite qeverisje, energjisë i është dyfishuar çmimi, tani po pritet edhe ngritja e radhës. ZRRE duhet të pezullojë çdo vendim deri në konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që bordi t’i raportojë dhe të justifikojë propozimin e tyre para atyre që i zgjedhin – deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Bajrami.
Bajrami ka pohuar se bordit të ZRrE-së para deputetëve të Kuvendit duhet t’i bëhen tri pyetje: “Si ka mundësi që tri herë rriten tarifat e energjisë, derisa energjia nga KEK-u i shitet KESCO-s për vetëm 29.6 euro/MWh? Si arsyetohet vendimi i ZRRE-së, kur KESCO dhe KEDS nuk i publikojnë pasqyrat e tyre financiare? Si ka mundësi që edhe ministrja ekonomisë e pranon se nuk di nëse këto kompani e kanë përmbushur planin e investimeve?”.
Ndër tjera, ajo ka shtuar se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të vështirësojë jetën e qytetarëve të Kosoves, dhe operimin e bizneseve.



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në