Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij është gati për fushatë.
Ai është takuar me kryetarët e degëve dhe kryetarët tanë të komunave nga LDK, ku tha se LDK është gati.
“Gati për fushatë! Gati për mobilizim e angazhim nacional. Sonte, në selinë qendrore të LDK-së, u mblodhëm në një takim pune me kryetarët e degëve dhe kryetarët tanë të komunave. Një takim përplot energji, përkushtim dhe angazhim drejt fushatës elektorale. Me ekipet tona, veprimtarët tanë, kryetsrët tuaj, do të jemi në çdo qytet, fshat e lagje për thirrjen tonë të madhe se Kosova meriton qeverisje të drejtë, institucione që funksionojnë dhe politikë të matur që i shërben qytetarit”.
“LDK është gati. Strukturat tona janë të lidhura, të koordinuara dhe të vendosura që këtë fushatë ta çojnë deri në fund me dinjitet, me punë dhe me rezultat. Ndjenja e gadishmëria mes strukturave tone është ajo që duhet; e fortë, e sinqertë dhe plot motivim. Secili prej tyre e di peshën e këtij momenti. Secili e di që Kosova ka nevojë për normalitet, për stabilitet, për zhvillim. Dhe mbi të gjitha, për shpresë. E filluam këtë betejë si ekip. E vazhdojmë si ekip. Dhe do ta përmbyllim si ekip. Shpresë ka. Zgjidheni atë”, ka shkruar Abdixhiku. /Gazeta Express



Të tjera
Lajme
Cilëve kandidatë të PDK-së iu “tkurrën” votat pas rinumërimit në Skënderaj?
Për shkak të parregullësive të evidentuara
Aktuale
Djali i ish-presidentit Rugova me disa fjalë për Lumir Abdixhikun
Djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë
Aktuale
Çka është Bordi i Paqes i Trumpit, në të cilin do të bëjë pjesë edhe Kosova?
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ftuar