Lidhja Demokratike e Kosovës tha se dënon “me vendosmëri dhunën e sotme politike dhe shpreh shqetësimin e thellë për klimën e rrezikshme të gjuhës së urrejtjes, kërcënimeve dhe terrorit digjital që, prej kohësh, po rëndon jetën publike dhe debatin demokratik në Republikën e Kosovës”.
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka sulmuar fizikisht kryetarin e degës së saj në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili është edhe zëvendësministër në detyrë i Financave.
Lushtaku mohoi se e ka sulmuar dhe tha se qytetarët kanë reaguar pasi Mehani e kishte quajtur “Sami Serbia”.
LDK thotë se retorika përçarëse, nxitëse dhe denigruese “që është normalizuar” në hapësirën publike e digjitale nuk mund të trajtohet si fenomen i zakonshëm politik.
“Gjuha e urrejtjes prodhon tension, cenon sigurinë publike dhe krijon ambient ku dhuna rrezikon të shihet si mjet i pranueshëm i përballjes politike. Kjo është e papranueshme për një republikë demokratike. Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se mospajtimet politike duhet të mbeten gjithmonë brenda normave demokratike, institucionale dhe qytetare. Republika jonë ka nevojë për debat politik, për garë të ideve dhe vizioneve, jo për linçim, frikësim apo sulme ndaj kundërshtarit politik”.
LDK tha se fton të gjithë akterët politikë, institucionet përgjegjëse dhe shoqërinë në tërësi që të kontribuojnë në ruajtjen e një klime të qetë demokratike, në respektimin e kulturës së komunikimit publik dhe në mbrojtjen e rendit demokratik.
“Kosova ka nevojë për maturi politike, përgjegjësi shtetërore dhe sundim të ligjit. Çdo akt dhune, çdo gjuhë urrejtjeje dhe çdo përpjekje për intimidim politik duhet të refuzohet qartë dhe pa ekuivok nga të gjithë”.



Të tjera
Lajme
Pamje nga lumi Lumbardhë ku u gjet pa shenja jete 55-vjeçarja e zhdukur prej dy ditësh
Një 55-vjeçare e raportuar e zhdukur
Aktuale
Abdixhiku viziton dy biznese vendore: Dëshmi e potencialit që ka Kosova kur puna, dija dhe vizioni bashkohen
Kryetari i LDK-së ka vizituar dy
Aktuale
Abdixhiku me Osmanin takim me qytetarët e Istogut: Diskutime të mira me plot ide e pyetje
Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike