Gjatë një konference për media, përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka ngritur akuza për manipulim sistematik të faturimit të energjisë elektrike, i cili sipas tyre ka dëmtuar qytetarët me miliona euro.
Sipas të dhënave të prezantuara nga LDK-ja, nga një mostër prej 9000 njehsorësh të inspektuar në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt, rreth 87% kanë treguar pasaktësi në matjen e kohës dhe konsumit të energjisë. Përfaqësuesi i kësaj partie theksuan se nuk bëhet fjalë për gabime teknike të rastësishme, por për një manipulim të mundshëm sistematik.
Azemi tha se shumica e qytetarëve janë faturuar me tarifa më të larta, pavarësisht konsumit të vërtetë, dhe kërkoi një auditim të pavarur dhe forenzik të sistemit të faturimit.
LDK-ja kërkon që institucionet përgjegjëse, përfshirë edhe Zyrën e Rregullatorit për Energji, të japin sqarime dhe të ndërmarrin masa për mbrojtjen e konsumatorëve dhe dorëheqjen e bordit të ZREE-së, ndalesën e rritjeve të çmimeve, kompensim të qytetarëve, dhe hetim penal nga prokuroria.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar