Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, talenti i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka dërguar një mesazh emocional për tifozët katalanas, duke reflektuar mbi zhgënjimin dhe duke shprehur besim për të ardhmen.
Yamal, një nga figurat më premtuese të skuadrës, theksoi se pavarësisht eliminimit, ekipi ka dhënë maksimumin dhe se rruga drejt suksesit kërkon durim, punë dhe mësim nga gabimet.
“Dhamë gjithçka, por nuk ishte e mjaftueshme. Kjo është vetëm një pjesë e rrugëtimit. Për të arritur majën duhet të ngjitesh hap pas hapi, dhe e dimë se nuk do të jetë e lehtë, as nuk do të na e bëjnë të lehtë. Por dorëzimi nuk është opsion”.
“Kemi arsye të mjaftueshme për të qenë të entuziazmuar, dhe do të shkojmë pas tyre me gjithçka që kemi”.
“Çdo gabim është një mësim, dhe mos dyshoni se do të mësojmë nga secili prej tyre”.
“Ne jemi Barça, dhe do të kthehemi aty ku duhet të jemi. Prindërit e mi më kanë mësuar se fjala e një njeriu gjithmonë mbahet… dhe ne do ta sjellim atë në Barcelonë”, ka shkruar Yamal.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, “blaugranasit” pritet të përqendrojnë të gjitha forcat në La Liga, ku aktualisht kryesojnë me nëntë pikë më shumë se Real Madridi.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
Çfarë ndikimi mund të ketë raporti i ekspertëve britanikë për Specialen?
Javën e kaluar është prezantuar nga
Aktuale
Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka
Lajme
Bajqinovci thotë se Osmani shkoi në LDK për pozitë
Ish-deputeti i LVV’së, Mefail Bajqinovci, ka