• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Lajmi i fundit vjen nga KEDS-i, në lidhje me zgjedhjet lokale…

nga Bota Press
15 Tetor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

KEDS përmes një komunikate për media ka njoftuar së për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor ka angazhuar mbi 1000 punëtorë.

Po ashtu kanë njoftuar se ekipet do të jenë në dispozicion të plotë për intervenime ndaj çdo të papriture në rrjetin elektrik.

Komunikata e plotë:

KEDS vazhdon të jetë një nga akterët përfshirës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor sa i përket çështjes së energjisë elektrike. Bashkëpunimi i ngushtë me KQZ-në, vazhdon të jetë në nivelin më të lartë edhe në këto zgjedhje lokale që do të mbahen këtë të diel. Kompania ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke angazhuar mbi një mijë punëtorë në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë territorin e Kosovës, që nga koha kur hapen vendvotimet e deri në përfundim të procesit. Ekipet e tona do të jenë në dispozicion të plotë për intervenime ndaj çdo të papriture në rrjetin elektrik.

Nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve tona, edhe në këto zgjedhje do të ketë furnizim stabil me energji elektrike, meqë kemi bërë të gjitha përgatitjet duke siguruar energjinë elektrike të nevojshme për të mbuluar kërkesat. Si masë shtesë, kemi instaluar bateritë emergjente në të gjitha qendrat e votimit, që mund të përdoren në rast nevoje. Pos kësaj, do të kemi në dispozicion edhe gjeneratorët mobilë që do të dërgohen në secilën qendër votimi dhe në rast të ndonjë të papriture do të vihen në përdorim në secilën qendër votuese.

Sigurisht, shfrytëzimi racional dhe me kujdes i energjisë elektrike është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e sistemit. Përdorimi i formave alternative të ngrohjes, aty ku ka mundësi dhe shkyçja e pajisjeve të panevojshme është një mundësi e mirë, që do të na lehtësonte punën në kryerjen e detyrave tona dhe ofrimin e shërbimeve sa më kualitative.

Theksojmë që edhe Qendra Dispeçerike e KEDS-it do të jetë në gatishmëri të plotë në ditën kur do të mbahen zgjedhjet,  nga ku do të monitorohet rrjeti në kohë reale përmes Kosovanet. Kjo qendër do të punojë me kapacitete të shtuara derisa investimet e bëra ndër vite nga KEDS në digjitalizimin e rrjetit, do të mundësojnë operimin nga distanca përmes sistemit SCADA. Me kapacitete të shtuara do të punojë edhe Qendra e Thirrjes, që pranon në kohë reale secilën telefonatë apo informatë nga konsumatorët dhe qytetarët që ka të bëjë me energjinë elektrike. Lidhur me këtë, KEDS inkurajon qytetarët që t’i drejtohen kësaj qendre nëse shohin se diçka nuk është në rregull me rrjetin elektrik apo furnizimin, pra të lajmërojnë menjëherë kompaninë duke thirrur në numrin pa pagesë: 0800 791 00./Botapress.info/

 

Tags: KEDS Kosove

Të ngjashme

Ekskluzive

Ekskluzive: Helikopteri serb lëshon parashutistë në zonën kufitare, dyshohet që hyn edhe në territorin e Kosovës

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Lajme

Ikja e kosovarëve nga vendi në pesë vjetët e fundit, më së shumti u larguan vitin e kaluar

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Lajme

Dy sulme në zemër, Sylejman Kllokoqi rrëfen momentet kritike

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Lajme

Abdixhiku e refuzon ftesën e Kurtit për diskutim rreth vettingut – “LDK e jep kontributin në Kuvend”

nga Bota Press
29 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Ekskluzive: Helikopteri serb lëshon parashutistë në zonën kufitare, dyshohet që hyn edhe në territorin e Kosovës
  • Rritje alarmante e rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë
  • Autopsia: Marigona përjetoi politraumë, thyerje të brinjve, gjakderdhje të jashtme e të brendshme
  • Ikja e kosovarëve nga vendi në pesë vjetët e fundit, më së shumti u larguan vitin e kaluar
  • Dy sulme në zemër, Sylejman Kllokoqi rrëfen momentet kritike

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.