Teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden u tha gazetarëve këtë mëngjes se SHBA-ja ka “arsye të besojë” se Rusia është “e përfshirë në një operacion të rremë”.
“Çdo sinjal që kemi tregon se ata janë të përgatitur të shkojnë në Ukrainë, të sulmojnë Ukrainën,” tha Biden, duke shtuar se “Mendoj se kjo do të ndodhë brenda disa ditëve të ardhshme”.
Ai tha se përgjigjet ruse janë dërguar në zyrën e tij, por ai ende nuk i ka lexuar ato, shkruan CNN, përciell Botapress.info
Ai vuri në dukje se Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të shkojë sot në Kombet e Bashkuara dhe do të përcaktojë një rrugë diplomatike, duke përsëritur se “ka një rrugë”.
Biden shtoi se ai “nuk ka plane të telefonojë Putinin”. /Botapress.info/