• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Lajmi i fundit: Numri i personave që u arrestuan në Karaçevë dhe çfarë konfiskoi policia

nga Bota Press
15 Dhjetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Aksioni i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit për luftimin e dukurive ilegale në Karaçevë të Kamenicës është në përfundim e sipër, merr vesh Gazeta Express nga burime të besueshme të veta. Sipas këtyre burimeve deri më tani në këtë zonë janë rrënuar rrafshë me tokë tri kazino, dy persona janë prangosur dhe është bërë konfiskimi i një numri të konsiderueshëm të aparateve të lojërave të fatit. Po ashtu janë identifikuar edhe persona tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast.

Organet e rendit po vazhdojnë të ndërhyjnë në zhvillimin e dukurive ilegale në Karaçevë të Kamenicës, policia ka konfirmuar se aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje nga ky aksion të cilin e ka quajtur të suksesshëm, teksa ka thënë se sot është goditur rrjeti i kazinove ilegale në Karaçevë.

“Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, shkruan Sveçla ndër të tjera në Facebook.

Për aksionin ka folur edhe kryetari i Kamenicës, Kadri Rrahimaj, duke u shprehur se aksioni ka qenë shumë mirë i koordinuar dhe aty ka asistuar edhe komuna.

“Aksioni ka qenë i koordinuar mes organeve të drejtësisë kemi qenë të njoftuar për këtë aksion. Kazinot që kanë qenë të ndërtuara në mënyrë ilegale janë rrënuar. Bëhet fjalë për tri kazino të rrënuara. Aksioni ka qenë shumë mirë i koordinuar si dhe komuna ka asistuar në rastin e rrënimit”, tha Rrahimaj.

 

Aksione të Policisë së Kosovës kundër dukurive ilegale në Karaçevë ka pasur edhe në të kaluarën, por që sërish kanë nisur të lulëzojnë kazinot.

Muajin e kaluar Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër 73 personave lidhur me rastin ‘Karaçeva’, në mesin e tyre ka edhe zyrtarë policorë

Tags: aksionKARAQEVEpolicia

Të ngjashme

Aktuale

Zyra e Kurtit e paguan 5 mijë euro si ekspert Bafti Sallahun, afër 1 mijë për muaj

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Aktuale

Kërcënohet nga militantët e VV’së snajperisti amerikan i UÇK’së që kritikoi Muratin

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Aktuale

Avokati i familjes Osmani jep detaje tmerruese: Marigonës i kanë dhënë hapa për mos me i ndi dhimbjet e dhunimit…

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Aktuale

Rritje alarmante e rasteve me koronavirus, 205 të infektuar sot

nga Bota Press
2 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • Iu vihet flaka dy kamionëve në Çabër të Zubin Potokut
  • Pas një beteje me kancerin, ndërron jetë futbollisti legjendar
  • Zyra e Kurtit e paguan 5 mijë euro si ekspert Bafti Sallahun, afër 1 mijë për muaj
  • Rreth 70.000 të papunë në Kosovë
  • Bashkëshorti i Vjosa Berishës prek me fjalët e fundit për të

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.