Në Zubin Potok, Leposaviq, e Zveçan rreth orës 12:00 janë grumbulluar një grupe të vogla qytetarësh. Sipas mediave në gjuhën serbe, ende nuk dihet arsyeja e grumbullimit të tyre. Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se para objekteve të Komunave ndodhet edhe Policia e Kosovës.
Po ashtu pak më parë atje janë dëgjuar edhe alarmet. Sipas Kossev, kjo është edhe arsyeja që qytetarët kanë filluar të grumbullohen në qendrat e këtyre komune.
Përfaqësuesi i Iniciativës Qytetare Milija Bishevac për Zubin Potok , i ka thënë Kossev se është dëgjuar sirena dhe se edhe ai aty është me qytetarët pikërisht në qendër, ku ndodhen Stacioni i Policisë dhe ndërtesa e Komunës.