FIFA ka dënuar Shqipërinë për incidentin e fundit me tifozë ndaj lojtarëve të Polonisë.
Tifozët shqiptarë kishin gjuajtur me shishe plastike lojtarët e Polonisë pas provokimeve të bëra nga këta të fundit pasi shënuan golin e fitores ndaj ‘Kuq e Zinjve’ dhe si rrjedhojë ndeshja u ndalua për më shumë se 10 minuta, përcjell GazetaBlic Sport.
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë një ndeshje pa tifozë.
Federata e Futbollit të Shqipërisë poashtu është gjobitur me 150 mijë franga.