Italia ka raportuar të martën 259 vdekje nga COVID-19, derisa një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë ishin raportuar 140 vdekje.
Sipas njoftimit të lëshuar të martën, është regjistruar numër rekord prej 170,844 rasteve të reja me COVID-19.
Që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt të vitit 2020, Italia ka regjistruar 138,045 vdekje nga koronavirusi dhe deri më sot ka raportuar 6.57 milionë raste me COVID-19.