Lajm i trishtë: Ndahet parakohe nga jeta sipërmarrësi dhe muzikanti i njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare sipërmarrësi britanik dhe ylli i YouTube, Jamal Edwards. BBC raporton se ai ishte themeluesi i SBTV, një platformë muzikore në internet e cila ndihmoi në nisjen e karrierës së artistëve si Dave, Ed Sheeran dhe Skepta.

Edwards, i lindur në Luton, u emërua MBE për shërbimet në muzikë në 2014. Ai gjithashtu u bë ambasador i Prince’s Trust, një shoqatë bamirësie për të rinjtë e drejtuar nga Princi i Uellsit, i cili ndihmon të rinjtë të krijojnë kompanitë e tyre.

Ai mori pjesë në Brit Awards në fillim të këtij muaji. Hera e tij e fundit në skenë, ishte të shtunën mbrëma, si DJ në një koncert në veri të Londrës.

Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për v dekjen e tij.

Homazhet për Edwards, një figurë pioniere në muzikën rep, janë bërë nga shumë artistë botërorë.

ngjashme