KFOR-i përmes faqes zyrtare në “twitter” ka njoftuar se ka vdekur një ushtar të premten në Prishtinë.
“Me zemër të rënduar ne ju njoftojmë se një anëtar i ushtrisë që drejtohet nga KFOR-i ka vdekur dje në Prishtinë. Zemrat tona janë me familjet dhe shokët e ushtarit dhe gjithë kontingjentin e Maqedonisë së Veriut që është i vendosur në Kosovë”, thuhet në njoftim.