Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi, pak ditë më parë bëri të ditur se i është rikthyer tumori në tru, gjithashtu tregoi se do t’i nënshtrohet operacionit.
Aktorja i është nënshtruar sot operimit në Tiranë dhe gjithçka ka kaluar me sukses. Kështu ka bërë të ditur miku i saj, Arbër Rama përmes një postimi në Facebook./Botapress.info/