Lajm i keq për Escobarin- Aktivizohet kundër Zajednicës edhe Agim Bahtiri, biznesmeni i respektuar nga Kurti

Pas një kohe të gjatë është lajmëruar në mesnatë, ish-kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri, biznesmeni i respektuar nga Albin Kurti.

Në këtë status, Bahtiri ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për Asociacionin sepse sipas tij do ti bëjë dëme shtetit.

Ky duhet të jetë një lajm i keq për emisari amerikan, Gabriel Escobar i cili bën thirrje që të votojnë Asociacionin.

“Përgëzoj studentët e UP-së për iniciativen e ndërrmarë për protestë kundër themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky akt, sa është i rëndësishëm, aq është edhe patriotik, sepse Republika e Kosovës duhet o sot o kurrë t’i thotë JO, planeve e ideve të shtetit serb, të cilat çdoherë kanë qenë në kundërshtim me Kushtetuten tonë dhe parimet tona shtetërore”, ka shkruar ai mes tjerash në reagim.

Postimi i plotë:

Republika e Kosovës, nuk ka nevojë për asociacione që shkojnë në dëm të shtetit.

Përgëzoj studentët e UP-së për iniciativen e ndërrmarë për protestë kundër themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky akt, sa është i rëndësishëm, aq është edhe patriotik, sepse Republika e Kosovës duhet o sot o kurrë t’i thotë JO, planeve e ideve të shtetit serb, të cilat çdoherë kanë qenë në kundërshtim me Kushtetuten tonë dhe parimet tona shtetërore.

Bëj thirrje për pjesëmarrje masive në këtë protestë, t’i tregohet njëherë e përgjithmonë shtetit serb, se populli i Kosovës nuk bën më “amin” ndaj tentimeve të tyre që të instalojnë në shtetin tonë çfarëdo që iu vjen në mend.

ngjashme