Në këtë status, Bahtiri ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për Asociacionin sepse sipas tij do ti bëjë dëme shtetit.
Ky duhet të jetë një lajm i keq për emisari amerikan, Gabriel Escobar i cili bën thirrje që të votojnë Asociacionin.
“Përgëzoj studentët e UP-së për iniciativen e ndërrmarë për protestë kundër themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky akt, sa është i rëndësishëm, aq është edhe patriotik, sepse Republika e Kosovës duhet o sot o kurrë t’i thotë JO, planeve e ideve të shtetit serb, të cilat çdoherë kanë qenë në kundërshtim me Kushtetuten tonë dhe parimet tona shtetërore”, ka shkruar ai mes tjerash në reagim.
Postimi i plotë:
Republika e Kosovës, nuk ka nevojë për asociacione që shkojnë në dëm të shtetit.
Përgëzoj studentët e UP-së për iniciativen e ndërrmarë për protestë kundër themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky akt, sa është i rëndësishëm, aq është edhe patriotik, sepse Republika e Kosovës duhet o sot o kurrë t’i thotë JO, planeve e ideve të shtetit serb, të cilat çdoherë kanë qenë në kundërshtim me Kushtetuten tonë dhe parimet tona shtetërore.
Bëj thirrje për pjesëmarrje masive në këtë protestë, t’i tregohet njëherë e përgjithmonë shtetit serb, se populli i Kosovës nuk bën më “amin” ndaj tentimeve të tyre që të instalojnë në shtetin tonë çfarëdo që iu vjen në mend.