Është trefishuar numri i rasteve të reja të infektuar me koronavirus në Shqipëri, krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 9 humbje jete dhe 217 raste të reja.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 viktima dhe 616 raste të reja.
Në të gjithë vendin janë 6289 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169.674.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID 12 qytetarë: 6 nga Tirana të moshave 67-88 vjeç, një nga Librazhdi 61 vjeçe, një qytetar nga Pogradeci 66-vjeç, një qytetar nga Berati 67-vjeç, një nga Fieri 72-vjeç, një qytetar nga Durrësi 88-vjeç, një qytetar nga Korça 88-vjeç,
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 178.804 raste pozitive, prej tyre 169.674 janë shëruar, 6289 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.841 pacientë./Botapress.info/