Botapress 17 Maj – Presidenti serb ka njoftuar se është takuar me ndërmjetësuesin special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ku tha se dëshirojnë paqe dhe stabilitet në rajon.
Këtë takim e bëri të ditur presidenti serb përmes një postimi në Tëitter, ku tha se pati një bisedë të këndshme me Lajcak.
“Ne duam të kemi paqe dhe stabilitet. Serbia është gati ta vazhdojë dialogun. Bisedë e këndshme sonte me Miroslav Lajçak”, ka shkruar Vucic.
Edhe Lajcak ka shkruar në lidhje me takimin, ku tha se është biseduar për dialog dhe vizitën e tij në NATO e Çeki.
“Vlerësova mundësinë që të diskutoja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për zhvillimet e fundit në dialog dhe marrëdhëniet BE-Ballkan perëndimor, si dhe dy vizitat e fundit në NATO dhe Republikën Çeke sot”, ka shkruar Lajçak.