• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Lajçak: Konferenca në Bratislavë ishte nën hijen e tensioneve në Veri, po punojmë intensivisht për të dalë nga kriza

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ai dhe ekipi i tij kanë punuar dhe do të punojnë intensivisht ditëve të ardhshme për të dalë nga kriza në veri të Kosovës.

Në përshkrimin e punës për javën që po mbyllet, Lajçaku ka thënë se të gjitha zhvillimet kanë mbetur nën hijen e “ngjarjeve dramatike në veri të Kosovës”.

 

 

Kurti nga e premtja në kolizion me SHBA’në, Hovenier përpiqet t’ia ndërrojë mendjen duke e paralajmëruar

“Sapo jam kthyer në Bruksel nga Bratislava ku mora pjesë në konferencën e përvitshme GLOBSEC. Pjesëmarrja ime sivjet mbeti nën hijen e zhvillimeve dramatike në veri të Kosovës dhe dhunës që rezultoi me lëndime të pjesëtarëve të KFOR-it, qytetarëve, mediave dhe zyrtarëve të forcave ligjore. Si rezultat, ia kam dedikuar shumicën e kohës në këtë konferencë koordinimit të ngushtë me partnerët tanë dhe monitorimit të situatës në terren”, ka shkruar Lajçaku në Facebook.

Ai ka komentuar edhe takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ka thënë se ka kërkuar “shtensionimin e menjëhershëm, rikthimin e qetësisë dhe kthimin në përpjekjet për normalizim, nën dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Lajçaku ka bërë të ditur se ka pasur takime edhe me zyrtarë të NATO-s si dhe “partnerë të rëndësishëm”.

“Në ditët në vijim, ekipi im dhe unë do të punojmë me intensitet me të gjitha palët dhe partnerët tanë për të gjetur rrugëdalje nga kriza”, ka shkruar tutje ai.

Tags: KutiLajcakveri

Të ngjashme

Aktuale

“Gjendja është tepër e rrezikshme në Kosovë”

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Aktuale

Lajçak vjen me një deklaratë të papritur për situatën në veri

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Aktuale

Sulmuesit në veri, “të strukturuar dhe të përgatitur”, imitonin grupin mercenar rus “Wagner”

nga Bota Press
25 Shtator, 2023
Aktuale

Kështu kaloi nata në veri

nga Bota Press
25 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • “Gjendja është tepër e rrezikshme në Kosovë”
  • Vuçiq kapet edhe me gazetaren serbe rreth krejt asaj që ndodhi dje në veri
  • Shoqata “Atlantiku” kërkon krijimin e një fronti të përbashkët politik kombëtar
  • Lajçak vjen me një deklaratë të papritur për situatën në veri
  • Edi Rama: Mirëmëngjes me përuljen me nderim për Afrim Bunjakun

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.