Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka pritur në Bruksel të dërguarin e Shteteve tb Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ekonomistët e opozitës reagojnë ndaj grafikut të VV-së për të hyrat e Doganës
Lajçak tha se me Escobarin kanë pasur një diskutim të thelluar mbi dialogun.
“I lumtur që mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë, Gabriel Escobar në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne kaluam dje në një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në rrjetin social X, ish-Twitter.
“Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, shtoi Lajçak.