Lady Gagan e gjuajnë me arush pelushi gjatë interpretimit në skenë

Lady Gaga-s i është hedhur një arush prej pelushi teksa performonte live në skenë në Toronto të shtunën.

39 vjeçarës iu desh t’i shmangej objektit fluturues në mes të këngës ndërsa mahniti audiencën në ‘Rogers Center’ në Kanada, shkruan DailyMail.

 

Pamjet e marra nga një pjesëtar i audiencës pranë skenës treguan Gagan duke kënduar me vëmendje në mikrofon ndërsa arushi u lëshua duke bërë që ajo të lëvizte me shpejtësi në njërën anë për ta shmangur atë.

“E mora aksidentalisht këtë incident në video dhe në fillim nuk e dinim se kush e hodhi apo çfarë ishte objekti, ndoshta për faktin se Gaga është një profesioniste absolute dhe nuk humbi asnjë goditje”.

“Doja ta ndaja me fansat e tjerë për të dekurajuar njerëzit që të hedhin gjëra në skenë, sepse pa marrë parasysh sa qëllime të mira jeni, nuk mund të parashikoni kurrë se ku do të bjerë diçka kur të hidhet”, deklaroi ajo.

Ndërsa Jo e publikoi videon në Twitter theksoi rreziqet e objekteve që u hidhen interpretuesve në skenë, duke shkruar: “Si mendojnë disa fansa se kjo është në rregull… kjo është kaq e rrezikshme dhe e trishtueshme”.

ngjashme