Temperaturat në Grenlandë janë rritur së fundi, tha të mërkurën Instituti Danez i Meteorologjisë, në linjë me trendin që ekspertët e kanë lidhur me ngrohjen globale.
Në kryeqytetin Nuuk, temperatura më 20 dhjetor arriti në 13 gradë, dukshëm më ngrohtë se mesatarja prej -5.3 gradë për këtë periudhë të vitit, shkruan France24, përcjell Gazeta Botapress.
Instituti danez tha se temperatura në Qaanaaq, në pjesën veriore të Grenlandës, ka shkuar në 8.3 gradë, ndonëse mesatarja për këtë periudhë atje është zakonisht -20 gradë.
“Njëra nga arsyet pse po shohim temperatura të larta është fenomeni meteorologjik – foehn”, erë e ngrohtë që është e zakonshme në ishullin më të madh të botës, tha klimatologia Caroline Drost Jensen në një shkesë elektronike për agjencinë AFP.
“Ngrohja globale është duke i përkrahur temperaturat e ngritura që tash për tash po i vërejmë në Grenlandë”, shtoi ajo.
Gjatë verës, temperatura shkoi 10 gradë më lart se mesatarja. Në disa ditë, akullnajat humbën sasi rekorde prej tetë miliardë tonësh akull, dyfish se mesatarja e zakonshme gjatë verës./Botapress.info/