Ky vend raporton rastin e parë me linë e majmunëv

Japonia ka raportuar rastin e parë me linë e majmunëve, sipas një burimi të qeverisë. I infektuari është një burrë rreth të 30-ave i cili jeton në Tokio.

LEXO EDHE KETE

Zjarr në një fabrikë në Prizren, dy të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Deri më tani janë regjistruar më shumë se 16,000 raste të lisë së majmunëve në 75 vende dhe 5 viktima në Afrikë. Virusi përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe skuqje.

Rikujtojmë se të shtunën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli linë e majmunëve emergjencë të shëndetit publik.

Paralajmërimi i OBSH-së  është krijuar për të dhënë alarmin se nevojitet një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare dhe duhet të  zhbllokojnë fondet dhe përpjekjet globale të bashkëpunimit për të shpërndarë vaksinat dhe trajtimet./Botapress.info/

ngjashme