Përveç ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, nga përplasja e avionit në Kiev mbetën të vrarë edhe zëvendësi i tij dhe sekretari i shtetit. Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskiy, zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin dhe sekretari i shtetit i ministrisë Yuriy Lubkovych vdiqën në aksident.
Siç raporton BBC, nga ky sulm që është kryer nga ushtria ruse janë vrarë 16 persona.
Ndihmësi presidencial Kyrylo Tymoshenko ka thënë se ekuipazhet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po bëhen kontrolle për viktimat.
“Ne po zbulojmë informacione për viktimat dhe rrethanat”, shkroi Tymoshenko në aplikacionin e mesazheve Telegram./Botapress.info/