Ismet Vranovci zyrtar dhe këshilltar i Kuvendit Komunal të Ferizajit sot ka ndërruar jetë papritur në moshën relativisht të re.
Për veprimtarin Ismet Vranovci ka shkruar më shumë kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj Muharrem Sfarqa.
Veprimtari i permasave kombëtare, atdhetari e perkrahesi i pakursyer i filozofise politike rugovjane, anetari i Kryesise se Deges se LDK-së ne Ferizaj ne disa mandate e sekretari aktual i saj, Ismet Vranovci sot eshte ndare nga jeta.
Nje ikje e papritur, e befasishme dhe e pabesueshme e teper tronditese per te gjithe ne bashkepunetoret e tij, familjen e miqte.
Ai sot kishte seancen e Kuvendit te Komunes, ne cilesi te shefit te grupit te asambleisteve te LDK-se, pas se ciles ne te gjithe po e prisnim qe te na bashkohej per nje ngushellim, oren e vendtakimin qe i kishte caktuar vete ai, por nuk po vinte dot.
Ne thirrjet telefonike nuk po paraqitej (gje qe nuk e kishte zakon), por ne nuk po hamendnim diqka te keqe per te, derisa morem lajmin e kobshem per ikjen e tij.
Une pata nje bashkepunim te gjere e te sinqerte me te qe nga themelimi i LDK se e sidomos nga viti 2012 e kendej duke e pasur njerin nga veprimtaret e palodhshem e bashkepunetorin me besnik.
Ai ushtroi edhe funksionin e Drejtorit te Bujqesise ne Qeverine Komunale gjate kohes sa Komuna udhehiqej nga une dhe LDK per nje mandat, si dhe keshilltarë i Ministrit Besian Mustafa ne Qeverine e LDK se, qe udhehiqej nga Kryeministri Hoti.
Ishte anetare i Kuvendit te Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe ushtroj edhe funksione tjera ne pushtet e Parti.
Me ikjen e tij, Lidhja Demokratike e Kosoves, humbi veprimtarin e devotshem te saj ndersa Ferizaj nje atedhetar e ekspert te pakrahasueshem.
Une dhe anetaret e LDK se humbem njeriun, shokun, mikun e kolegun i cili la boshllek te pakompenzueshem ne zemren e secilit prej nesh.
Ngushellohemi te gjithe bashke per kete humbje te papritur e sidomos ngushellime familjes dhe antareve e simpatizanteve te LDK-se e qytetareve ferizajas te cileve u sherbeu pa pertese e me perkushtim.
Lavdi jetes dhe vepres se tij.
Pushofte ne paqen e pasosur.
Muharrem Svarqa
Kryetar i LDK-se – Dega Ferizaj
Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected]
Tel: +383 38 742 282
Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.
Partnerët: