Gjykata në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit gruas që dyshohet se ka tentuar të privojë nga jeta burrin e saj.
Sipas njoftimit të kësaj Gjykate, masa e paraburgimit është caktuar të mbahet në Institucionit e Kujdesit Shëndetësor-Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se e pandehura më 7 shkurt 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje ka tentuar që ta privoj nga jeta tani të dëmtuarin – bashkëshortin e saj, në atë mënyrë që të njëjtin e sulmon me një mjetë të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor – thikë, duke e goditur një herë në pjesën e qafës, ku për pasojë të dëmtuarit i shkaktohen lëndime të rënda trupore, për shkak të cilave detyrohet të kërkoj ndihmën mjekësore fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas edhe në QKUK në Prishtinë”, thuhet në njoftim.