Kosova sot e nis aventurën në Ligën e Kombeve në Ligën C aty ku ndeshet me Qipron, sfidë kjo që nis nga ora 18:00, shkruan Botapress.info
Dardanët janë favoritë të mëdhenj dhe presin fitore, megjithatë, për të arritur këtë duhet një angazhim shumë i madh.
Ajo që bie në sy është stadiumi ku do të luhet ndeshja. AEK Arena është stadiumi ku zbresin dardanët, stadium ky që ka një kapacitet prej 7400 ulëse, çka i bie që është përgjysmë më i vogël sesa stadiumi “Fadil Vokrri” aty ku Kosova i zhvillon ndeshjet si vendas. /Botapress.info/