Ky është shqiptari që parashikoi me 100% rezultatin e finales së Botërorit

Daniel Kalemasi mund të kishte fituar shumë me Argjentinën. E jo nuk është futbollist por thjeshtë futbolldashës që disa orë para ndeshjes bëri një parashikim të çmendur.

7 orë më parë në një koment në Facebook shkruante: 2-2 mbyllet 90 minutëshi. 3-3 të dyja shtesat dhe penallti fiton Argjentina. Nëse do e kishte hedhur bast ose do kishte vënë skedinë do kishte fituar shumë.

LEXO EDHE KETE

Këto janë përfitimet e secilës kombëtare që mori pjesë në Botëror

Komenti

Dosja.al e gjeti dhe gërrmuam pak më shumë për të zbuluar sesi i kishtë rënë në kokë rëzultatit të ndeshjes në kompeticionin më të ndjekur të botës- Katar 2022.

Ishte një mendim i çastit dhe e shkruajta në komentin e nje postimi në faqen në Facebook, për më tepër që nuk jam ekspert futbolli, veçse futbolldashës. Çuditërisht ia qëllova, as vete nuk e besova kur doli fiks siç e parashikova,”-tregon ish-gazetari.

Por a ka fituar gjë? Skedinat në Shqipëri nuk lejohen ndaj s’ka as të thata.

Unë jetoj në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe “i madhi” na e ka ndaluar me ligj vendosjen e skedinave dhe unë bëj detyrën time si qytetar duke i zbatuar ligjet. P.S po ta dija që do dilte ashtu ndeshja do i kisha thënë ndonjë miku që kam jashtë vendit që ta vendoste,”-shtoi ai, por nuk e bëri. Rrjedhimisht humbi dhe atë qe potencialisht mund të fitonte.

 

Ngushëllim për të meqë skuadra e tij e zemrës nuk fitoi gjë.

Unë jam ish-gazetar, kam punuar në disa media online, momentalisht manaxhoj disa ëebsite që kanë të bëjë me muzikën, jam tifoz i Spanjës ( qe mos e befshin piken e hajrit se na felliqen kete vit), merrem edhe me muzikë, kompozoj bite muzikore ne kohë të lirë, i diplomuar me multimedia dhe televizion. E dashuroj futbollin, është sporti im i preferuar. Kam qene tifoz me Spanjën përpara se te fitonte Euro 2008 dhe Kupëm e Botës në 2010,“- e mbyll ai.

Ndryshe nga Argjentina që mund ti kishte sjellë ndonjë perfitim të majmë, Spanja e ka mbushur me emocione. Ky është futbolli. 22 veta në fushë që vrapojnë pas një topi, të ‘djeg’ ligji kundër skedinave./Botapress.info/

ngjashme