Një aksident i rëndë ka ndodhur të premtën në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore.
Bëhet fjalë për Imer Hotin, rreth 56-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë pasi u godit nga vetura teksa po punonte. Si pasojë e aksidentit, personi tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ku bëri të ditur se viktima ishte edhe pjese e UÇK-së.
“Imeri do të kujtohet gjatë nga unë që e kam njohur që herët, por edhe si pjesë e UÇK-së, si dhe nga të gjithë ata që e njohën si një njeri i mirë e i qetë, burrë i urtë e i respektuar, i afërt me njerëzit, i edukuar dhe një familjar i përkushtuar e punëtor i zellshëm.
Në këto çaste të rënda për familjen Hoti, farefisin, bashkëluftëtarët dhe miqtë e tij, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ju lus të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe”, ka shkruar Latifi.




Të tjera
Lajme
Zulfaj e ka “zgjidhjen”: Votat për president i kemi, opozita të vijnë në sallë e ta çojnë dorën sa më lartë për votë kundër
Këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Jeton
Aktuale
Hamza: Kurti na ofroi kryetarin e Kuvendit në këmbim të pozitës së nënkryetarit që kemi, joserioze
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës
Lajme Showbiz
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me një postim emocionues
Selin Bollati u shpall fituese e