Ky është personi që vdiq mbrëmë në rrethana të dyshimta në Pejë, detaje nga policia

Në një shtëpi rrugën “Shtjefën Gjeçovi” në Pejë,  një burrë 47-vjeçar u gjet pa shenja jete mbrëmë. Mirëpo, ende janë të paqarta rrethanat në të cilat ai ka vdekur.

Bëhet fjalë për Blerim Bajraktarin nga Peja. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mbrëmë ekipi i mjekëve që ka dal në vendin e ngjarjes.

LEXO EDHE KETE

Tronditet Peja, një person gjendet i vdekur, dyshohet se ai…

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova i ka thënë Insajderit se pritet të bëhet obduksioni për ta kuptuar nëse kanë të bëjnë me vdekje të dyshimtë.

“Obduksioni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore e përcakton nëse është vrasje apo jo. Një dëshmitare e ka lajmëru rastin”, ka thënë shkurt Rugova.

Insajderi mëson se rastin e ka raportuar ish-bashkëshortja e tij, e cila e ka njoftuar Policinë dhe Emergjencën.

Pasi janë bërë ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, në mënyrë që të zbulohen shkaktarët e vdekjes. /Botapress.info/

ngjashme