Policia e Kosovës sot ka bastisur një shtëpi në Prishtinë, ku ka hasur në rezistencë nga pronari i saj dhe ka pasur gjuajtje me armë në drejtim të tyre.
Kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 08:00, pas një operacioni në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë. Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se Policia i është kundërpërgjigjur dhe personi ka përfunduar i plagosur nga zyrtarët policorë.
Ky person, siç ka mësuar gazetaka gjuajtur mbrëmë me armë dhe me të marrë informacionin, policia ka shkruar për ta bastisur dhe ka hasur në rezistencën e tij.
Në shtëpinë e tij, gjatë bastisjes janë gjetur një arsenal i madh armësh, përfshirë edhe automatikë AK-47.
Demokracia.com ka mësuar se bëhet fjalë për Bajram Babiqin, i cili tani është në gjendje të rëndë pas plagës që ka marrë dhe është duke u trajtuar në QKUK. /Botapress.info/