Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale.
Raste të tilla po ndodhin në hapësira publike, kafeteri, biznese të ndryshme e madje edhe në ndërtesa kolektivë, siç u raportua dje nga një e mitur në Prishtinë.
E mitur, e moshës 13-vjeçare e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer se si është sulmuar seksualisht nga mirëmbajtësi i banesës.
Media ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar është Avdush Arifi, rreth 54-vjeçar.
Rasti raportohët se ka ndodhur në bodrumin e banesës, ku i dyshuari shkoi gjoja për ta ndihmuar vajzën, por që dyshohet se e preku në disa pjesë të trupit.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë dhe ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- mirëmbajtës i objektit banesor, nën dyshimin se i njëjti në bodrumin e objektit banesor e ka ngacmuar-sulmuar seksualisht duke prekur në disa pjese të trupit viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – njoftoi Policia.



Të tjera
Uncategorized
Dentro la Lobby: come un buon design trasforma l’intrattenimento nei casino online
Una lobby ben progettata è il
Aktuale
Trump nga Ankaraja: Mund t’i tërheqim të gjithë trupat tanë nga Evropa
Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën
Lajme Opinione
Kajtazi: Prej se ka ardhë në pushtet, Kurti çdo verë pushimet i kalon në Greqi e kurrë në Shqipëri!
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar