[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ky është parashikimi i motit për sot



Vendi ynë do të ndikohet nga masat relativisht të ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa jugore dhe jugperëndimore e kontinentit.

 Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto masa të ajrit do të fuqizohen duke krijuar kushte për një mot me diell dhe me vranësira  të shpërndara.

Temperaturat minimale sipas IHMK-së, do të lëvizin ndërmjet -7 C deri -2C gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës  gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 3gradë deri 7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja e lehtë deri mesatare.