Mobilshop Maka në Pejë ka qenë sot cak i Policisë dhe Doganës së Kosovës. Kështu ka mësuar Gazeta Insajderi përmes burimeve të saja.
Lajmin se këto dy institucione të shtetit kanë zbarkuar në dyqanin që merret me shitjen e telefonave e ka konfirmuar edhe pronari i Maka.
Tahiri: Marrëveshja pa njohje e me asociacion për serbët është dështim
“Kontrolle, me urdhër të Prokurorisë – s’po e dimë as ne bash saktë, por diçka na treguan”, ka thënë për Gazetën Insajderi personi që është prezantuar si shefi i mobilshop Maka, i sipas sipas faqes së Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve del të jetë, Gramoz Sadiku.
“Janë konfiskuar disa telefona”, ka thënë tutje ai, pa saktësuar së të tillë tashmë janë në dorë të shtetit.
Ndryshe, sot gjatë ditës Policia e Kosovës së bashku me Doganën, kanë kryer një aksion në disa nga mobilshopet në Pejë
Gazeta merr vesh se në këtë bastisje janë konfiskuar afro 40 telefona që dyshohet se janë kontrabanduar.
Gazeta ka kontaktuar edhe drejtorin e Doganës, Agron Llugaliu, për të marrë detaje shtesë mbi aksioni, por i njëjti përveç se konfirmoi se Policia ka kërkuar bashkëpunimin e tyre, nuk dha ndonjë informacion tjetër./Botapress.info/