Veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.
Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë.
Vdes 26-vjeçari në Ferizaj, ra nga ballkoni i katit të tretë
Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ” Vdekje e dyshimtë”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Botapress..