Adnan Halimi është i riu që vdiq si pasojë e aksidentit në fshatin Shtedim të Podujevës.
Ndryshe rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Aksident i rëndë në Shtedim të Podujevës, dyshohet për të vdekur (VIDEO)
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/10/2-19.jpg)
“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biçiklisti, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.