Aksident i rëndë në Shtedim të Podujevës, dyshohet për të vdekur (VIDEO)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Shtedim të Podujevës Siç mëson Llapi.info, dyshohet se një person ka humbur jetën si pasojë e këtij aksidenti. Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin. Gazeta është në pritje të informacioneve shtesë nga Policia e Kosovës.