Një rast i dhunës në familje është raportuar sot në Rahovec, ku një grua ka denoncuar bashkëjetesën e rëndë me dhunë fizike dhe psikike, të ushtruar ndaj saj nga një anëtar i ngushtë i familjes.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se personi i ndaluar është Hajdar Morina, 68 vjeçar, i cili tashmë është vendosur në mbajtje për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Dhunë në familje”.
Viktima është intervistuar nga hetuesit policorë, ku ka rrëfyer në detaje përjetimet e saj të vazhdueshme me dhunën fizike dhe psikike që ka përjetuar, ndërsa organet hetuese kanë marrë menjëherë veprimet e nevojshme për ndalimin e të dyshuarit dhe mbrojtjen e viktimës.
Sinjali do të vijojë të sjellë detaje nga rasti dhe veprimet që pritet të ndërmerren nga institucionet e drejtësisë.



Të tjera
Aktuale
Dega e Vitisë e pret Abdixhikun një ditë pasi tri tjera ia kërkuan dorëheqjen
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së
Aktuale
Një i mitur gjendet pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral